Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve. Të dhënat tregojnë se BPV-ja ka shënuar rritje reale prej 4.58% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Sipas raportit të ASK-së thotë se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas ASK-së, rritje kanë shënuar disa sektorë kyç të ekonomisë, përfshirë: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8.79%), aktivitetet profesionale, teknike dhe të shërbimeve administrative (4.27%), ndërtimtaria (4.15%), tndustria përpunuese (3.34%), tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore (3.62%), bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (2.98%), informacioni dhe komunikimi (2.38%) dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0.44%).
Në anën tjetër, rënie u regjistrua tek industria nxjerrëse, energjia elektrike, gazi, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, me një tkurrje prej -6.79%.
Nga ana e shpenzimeve, rritjen e BPV-së e kanë ndikuar: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (10.42%), importi i mallrave dhe shërbimeve (13.23%), formimi i bruto kapitalit (10.99%), dhe konsumi final i ekonomive familjare dhe i institucioneve jofitimprurëse që i shërbejnë ekonomive shtëpiake (3.91%).
ASK thekson se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti, me rritje të dukshme në sektorët e shërbimeve dhe investimeve.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet