Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin vjetor mbi çmimet e konsumit për vitin 2024, sipas të cilit indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në vend shënoi një rritje mesatare prej 1.6% krahasuar me vitin 2023.
Sipas të dhënave të ASK-së, rritja më e madhe e çmimeve është vërejtur në disa grupe dhe nëngrupe të klasifikimit COICOP, ku theksohen: biletat e fluturimeve me 10.8%, kafe, çaj dhe kakao me 8.0%, pije alkoolike me 6.9%, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 6.5%, si dhe shërbimet financiare me 5.8%.
Rritje çmimesh janë regjistruar gjithashtu edhe për: ujë mineral, pije joalkoolike dhe lëngje nga pemët e perimet (5.3%), qelqurina dhe takëme të kuzhinës (5.2%), ëmbëlsira dhe produkte me sheqer (5.1%), pemë (4.8%), gazeta dhe libra (4.6%), si dhe veshje (4.0%).
Ndër faktorët tjerë që kontribuuan në rritjen e indeksit përfshihen edhe kujdesi për persona (3.7%), energjia elektrike (3.4%), lëndët djegëse të ngurta (3.3%), duhani (2.7%), buka dhe drithërat (2.5%), shërbimet hoteliere (2.0%) dhe mishi (1.9%). Këto në total kishin një ndikim të përbashkët prej 2.0% në indeksin e përgjithshëm.
Në anën tjetër, disa kategori kanë shënuar ulje çmimesh, duke ndikuar në ngadalësimin e rritjes së përgjithshme. Rënia më e theksuar është regjistruar te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal me -4.4%, si dhe blerja e automjeteve me -1.8%, të cilat së bashku kontribuuan me një ndikim negativ prej -0.4% në IHÇK.
Të dhënat e ASK-së për vitin 2024 pasqyrojnë një stabilizim të inflacionit në raport me vitet paraprake, megjithëse ndikimet sektoriale mbeten të ndjeshme për konsumatorët.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu