Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që do të nis punimet nga java e ardhshme dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shtator.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Kosovës, Bekim Kupina.
Ai ka thënë se Osmani do të jetë në Nju Jork për takime me homologë dhe aktivitete të tjera përgjatë javës së Nivelit të Lartë të mbledhjes se Asamblesë së Përgjithshme.
“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kupina.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator.



Të tjera
Aktuale
Rritet çmimi i naftës për 4%
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent
Lajme
Bllokimi i Ngushticës së Normuzit, “tërbim” global me thirrjet për kursim energjie
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e
Aktuale
Kosova rikthehet në agjendën e BE-së, lirohen 205 milionë euro
Komisioni Evropian ka konfirmuar zyrtarisht heqjen