Profesori universitar dhe ish-zyrtari i lartë institucional, Arsim Bajrami, ka njoftuar se ka tërhequr gatishmërinë e tij për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës.
Në një reagim publik, Bajrami tha se vendimi i tij vjen pasi dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual.
“Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, kam vendosur të tërheq gatishmërinë time për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual”, ka deklaruar Bajrami.
Ai theksoi se vetëofrimi i tij kishte për qëllim ekskluzivisht kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, në të cilën, sipas tij, vendi po hyn në vitin e dytë.
Sipas Bajramit, përvoja e tij mbi tri dekada në proceset shtetndërtuese do të vihej në funksion të unitetit politik dhe qytetar, si dhe të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të Kosovës.
Bajrami nënvizoi se angazhimi i tij nuk kishte motive personale apo karriere, por ishte shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe gatishmërisë për t’i shërbyer vendit në një moment të ndjeshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional.
Ai i uroi sukses cilitdo president apo presidente që do të zgjidhet, duke shprehur gatishmërinë që, në kapacitetin e tij akademik dhe profesional, të kontribuojë në proceset shtetformuese dhe në forcimin e institucioneve demokratike.
Në fund, Bajrami falënderoi mijëra miq, kolegë, profesorë dhe studentë për, siç tha, mesazhet e shumta të mbështetjes dhe solidaritetit qytetar që i kanë dërguar gjatë këtyre ditëve.



Të tjera
Lajme
Momenti i rrahjes së gazetarit Burim Pacolli nga Mossi me dy të tjerë
Janë publikuar pamjet e sulmit fizik
Aktuale
Zyrtare, Vetëvendosje tregon emrin e kandidatt të tyre për President
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht
Aktuale
Me kërkesë të VV-së seanca për Presidentin – caktohet për në orën 19:00?
Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca