Një person është arestuar në Gllamnik të Podujevës pasi dyshohet se nuk i ishte ndalur policëve e më pas e kishte goditur një zyrtar policor me veturë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:25 dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme
S’ka raportime nga shtetet e Gjirit për sulme gjatë natës, për herë të parë që prej fillimit të luftës
Është mëngjes në Gjirin Persik, ku
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën