Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, ka ndërmarrë sot veprime operative lidhur me një rast të dyshuar për marrje ryshfeti.
Sipas Policisë, gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi që çojnë në dyshimin e bazuar se një zyrtar publik, që ushtron detyrën në gjendjen civile, ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar.
Ndërhyrja policore është kryer në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet, ku i dyshuari është arrestuar në flagrancë. Gjatë operacionit janë sekuestruar prova materiale relevante për rastin.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është klasifikuar si “Marrje e ryshfetit” dhe trajtohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet