Një rast i rëndë u raportua dje të ketë ndodhur në Ferizaj.
Një djalë 13 vjeçar ishte dhunuar seksualisht dhe i njëjti ishte abuzuar nga një person i dyshimtë.
Viktima raportohet të jetë nga Fushë-Kosova, por se rasti kishte ndodhur në Ferizaj.
Sipas informacioneve të para theksohej se viktima kishte rënë në kontakt me të dyshuarin përmes rrjetit social “Tiktok” e më pas kishte shkuar tek ai në Ferizaj ku edhe ka ndodhur rasti.
Pas hetimeve, Policia ka njoftuar se dje është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj / 09.12.2025 – NN. Më 16.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga