Policia e Kosovës ka arrestuar Hazir Hoxhën, nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes telefonit deputeten Fitore Pacollin.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Nga Pllana është bërë e ditur edhe se ndaj Hoxhës, është iniciuar hetim për veprën penale ‘’Ngacmin’’, dhe se, Hoxha është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
‘‘Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin.
Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh’’, është thënë nga Policia për Express.
Ndryshe Hoxha dhe Pacolli kanë pasur një përplasje para disa ditësh, ku ky i pari e ka quajtur deputeten ‘’hajne’’ dhe ka thënë se Pacolli e ka hajninë me dokumente.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka