Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe shtëpi private, si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së.
Euroactiv raporton duke iu referuar njerëzve të njohur me hetimin dhe dëshmitarëve, se bastisje u zhvilluan në të gjithë Belgjikën në orët e para të mëngjesit.
Policia sekuestroi dokumente dhe arrestoi tre persona për t’i marrë në pyetje nën dyshimin për mashtrim me prokurimin, korrupsion dhe konflikt interesi kriminal.
Sipas mediave ndërkombëtare në mesin e të arrestuarve është edhe rektorja e kolegjit të Europës Federica Mogherini.
Rreth 10 oficerë të veshur me rroba civile hynë në selinë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në orën 7:30 të mëngjesit të së martës, tha një dëshmitar okular. Një zyrtar tjetër i BE-së nga shërbimi diplomatik i BE-së konfirmoi bastisjen.
Hetimi penal filloi pas akuzave se EEAS dhe Kolegji i Evropës, shkolla prestigjioze e trajnimit pasuniversitar për eurokratët, keqpërdorën paratë publike të BE-së në vitet 2021 dhe 2022, sipas katër personave me njohuri për hetimin.
Bastisjet janë skandali i fundit i madh që godet institucionet e BE-së dhe do të shtojnë presionin mbi Kolegjin e Evropës dhe rektoren e tij, Federica Mogherini, e cila dikur drejtonte EEAS-in dhe filloi një mandat të dytë pesëvjeçar në Bruges këtë vit./Indeksonline/



Të tjera
Aktuale
Prokuroria në Pejë nis hetime për dyshime në numërimin e votave
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar
Aktuale
Nga rritja eventuale prej 21% e çmimit të rrymës, ekziston rreziku real për destabilizim social
KESCO ka kërkuar nga Zyra e
Lajme
Të premten protestohet para KEDS e Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist,