Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi publik, duke theksuar se ky rast përbën një nga aktet më të rënda kundër sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti,” ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se Sheholli, pavarësisht hapësirës së madhe mediatike që ka pasur në vend, dyshohet se ka bashkëpunuar me akterë që punojnë kundër progresit dhe stabilitetit të Kosovës.
Sveçla ka theksuar përkushtimin e institucioneve për të mbrojtur vendin nga të gjitha qarqet që rrezikojnë sigurinë e tij, duke nënvizuar se koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka marrë fund.
“Kushdo që punon për Serbinë dhe kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm,” ka shtuar ai. “Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale.”



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet