Policia e Kosovës po vazhdon trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Së fundi ka arrestuar një drejtor të një shkolle në fshatin Binqë të Vitisë nën dyshimin se i kishte bërë presion psikik në vazhdimësi një gruaje për të votuar kandidatin e Listës Srpska.
“Fsh. Binqë, Viti 29.10.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, drejtor i shkollës fillore, pasi që kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj viktimës femër kosovare për të votuar kandidatin e Listës Serbe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./



Të tjera
Lajme
S’ka raportime nga shtetet e Gjirit për sulme gjatë natës, për herë të parë që prej fillimit të luftës
Është mëngjes në Gjirin Persik, ku
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën