Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë dje në fshatin Golluboc të Malishevës
Astrit Isufi i cili nga momenti i vrasjes ishte në arrati është arritur që të arrestohet.
Kjo u bë e ditur nga Prokuroria në Gjakovë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu u theksua se brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente



Të tjera
Lajme
Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, Kosova e para në Europën juglndore
Niveli i korrupsionit dhe mungesa e
Lajme
Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut
Aktuale
Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje
Ish-zyrtari i lartë i misionit të