Një 32-vjeçar është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se strehoi Driton Bekteshin, të dyshuarin për plagosjen e djalit të tij në Stanoc të Vushtrrisë.
Sipas policise, personi dyshohet për dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale
“I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kishte strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndryshe, më 28 korrik rreth orës 18:00, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27-vjeçar kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Autoritetet konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja, ndërsa hetimet u drejtuan si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Policia njoftoi se është në kërkim të personit që dyshohet se kishte shtënë me armë dhe u bëri thirrje qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm, të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo aplikacionit “Lajmëro policinë”.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin