Policia e Kosovës ka njoftuar se stacioni Policor në Rahovec, pasi ka pranuar informacion nga Departamenti për Inteligjencë dhe Analizë se më datë 9 nëntor 2025 persona të dyshuar kishin shtënë me armë zjarri në fshatin Ratkoc, ka ndërmarrë menjëherë veprime hetimore.
Me aprovimin e prokurorit të shtetit dhe të asistuar nga njësi të tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, sot janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në fshatin Ratkoc, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
• një pushkë automatike (mitraloz)
• tri pushkë të gjata automatike
• një pushkë gjysmëautomatike
• dy pushkë gjuetie
• tri pistoleta për sinjalizim me zë
• 967 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm
• një thikë gjuetije
• një shufër
• një predhë dhe
• një shënjestër optike për armë.
Po ashtu, janë arrestuar tre persona meshkuj të moshës madhore, nën dyshimin se të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar tri raste për “mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.




Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës