Thirrje e sinqertë për ju që e doni Kosovën
Sot është koha të kujtojmë rrugën tonë.
Sot është koha të shikojmë nga e kaluara për ta kuptuar të tashmen dhe për të vendosur për të ardhmen.
Dhe e kaluara jonë është e shkruar me një emër të madh Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK nuk është thjesht një subjekt politik.
LDK është themeli mbi të cilin u ngrit shteti i Kosovës.
Është guximi i atyre burrave e grave që në fillim të viteve ’90, përballë dhunës e represionit, nuk e ulën kokën, por zgjodhën të rezistojnë me mençuri e dinjitet.
Mos harroni ketë prej viteve të 90-ta, kur Kosova jetonte nën regjimin më të egër, ishte LDK që udhëhoqi popullin drejt qëndresës paqësore.
Ishte LDK që ngriti shkolla e universitete në shtëpi private, që krijoi shtetin paralel të arsimit dhe shëndetësisë.
Ishte LDK që i dha popullit rrugë të organizimit, i dha drejtim, i dha shpresë.
Në atë kohë, derisa shumë fuqi botërore nuk e njihnin as flamurin e as himnin tonë, ishte LDK me presidentin historik Ibrahim Rugova që e bëri çështjen e Kosovës të dëgjohej e të respektohej në botë.
Ishte LDK që nëpërmjet diasporës, nëpërmjet diplomacisë dhe përkushtimit, e mbajti gjallë frymën e lirisë.
Ishte LDK që e përgatiti terrenin për lirinë që erdhi, për pavarësinë që u shpall, për shtetin që u ngrit.
Sakrifica e asaj kohe është e paçmueshme.
Është histori që nuk fshihet, nuk harrohet dhe nuk zëvendësohet.
LDK është shtëpia e lirisë, shtëpia e pavarësisë, shtëpia e Kosovës.
Është vendi ku politika nuk është fjalë e zbrazët, por shërbim ndaj qytetarit.
Është vendi ku politika nuk është interes i ngushtë, por përgjegjësi e madhe ndaj atdheut.
Prandaj sot, kur shohim se si Kosova po humb kohë me premtime të kota, me retorikë populiste dhe me përçarje të panevojshme, është momenti të zgjohemi.
Është momenti të thërrasim mendjen, të kthehemi te rrënjët, të kthehemi te shtëpia jonë LDK.
Kjo është një ftesë e sinqertë dhe e hapur për secilin prej jush:
Për studentët që duan arsim cilësor dhe një vend ku ia vlen të jetosh.
Për punëtorët që duan siguri, punë dhe dinjitet.
Për mërgimtarët që me mundin e tyre mbajtën gjallë Kosovën, por duan të kthehen në një atdhe që e meriton sakrificën e tyre.
Për prindërit dhe gjyshërit që e dinë se çka kushtoi kjo liri dhe që nuk pranojnë ta shohin vendin e tyre duke u keqpërdorur nga politika e ditës.
Ejani, bashkohuni, mbështeteni dhe votoni LDK sepse ky vend ka nevojë për maturi, jo për aventurë; për vizion, jo për premtime boshe; për dinjitet, jo për përçmim.
Kosova ka nevojë për ata që ndërtojnë, jo për ata që shkatërrojnë.
Votoni LDK në secilën komunë, në secilën lagje, në secilën shtëpi.
Sepse vetëm kështu Kosova rikthen dinjitetin që e meriton.
Sepse vetëm kështu e nderojmë amanetin e presidentit historik Ibrahim Rugova udhëheqësit që me urtësi e mençuri na mësoi se liria fitohet me mençuri dhe me qëndresë.
Ejani në LDK, ejani në shtëpinë tuaj.
Ejani aty ku Kosova është më e fortë, më e bashkuar, më krenare.
Ejani aty ku Kosova është e sigurt dhe e respektuar nga bota.
Sepse LDK nuk është vetëm parti, LDK është histori, është krenari, është e ardhmja e Kosovës.
Për Kosovën që duam.
Për të ardhmen që meritojmë.
Voto LDK!
Të tjera
Lajme Opinione
Arianit Balaj: LDK nuk është telefon i prishur që rri tue u përgjigj çdo herë që ju kap kriza.
Mirë bre Kadri, a duhet LDK
Lajme
LDK Nëndega NRW – Gjermani mbështet Asambleistët
E organizuar nga Nëndega e
Lajme Opinione
Shemsi Bunjaku: Shëndeti nuk blihet në apotekë, ai bëhet trend.
Ndryshimi i trendeve