Arianit Balaj: LDK nuk është telefon i prishur që rri tue u përgjigj çdo herë që ju kap kriza.

Mirë bre Kadri, a duhet LDK t’u përgjigjet thirrjeve të secilës parti?
Jo, kurrë!
LDK nuk është telefon i prishur që rri tue u përgjigj çdo herë që ju kap kriza.
I kemi provuar të gjitha partitë dhe të gjitha na kanë tradhtuar.
Disa në gjysmë mandati, disa pa u mbushur as një vit i plotë.
LDK nuk ka pse të hyjë në koalicion me VV.
Jo, sepse për ju kurrë s’kemi qenë Lidhja Demokratike, por “lodhja dokratike”.
Na mbytët si mizë, na fyet e na linçuat në çdo tubim.
Na bëtë për turp, na shajtët sa s’kishit fjalë.
Sot me të njëjten gojë që na keni sharë kërkoni koalicion?
Jo more, jo!
Pastaj del një ish-gjyqtare si ti, Kadri, e flet për Rugovën.
Thua se Rugovës po i rrotullohen eshtrat në varr.
O Kadri, hajde marrëzi hajde!
Zot duhet me qenë me ia ditë mendimet atit themeltar.
Ti s’ke qenë kurrë afër Rugovës, por sot del si “përkthyes i shpirtit të tij”?
Rugova kurrë s’ka pas nostalgji për VV, as VV për Rugovën.
Ju vetëm e përdorni emrin e tij si kartë krediti politike, për ta tërhequr sa herë ju duhet.
Po ju, çka doni prej LDK-së?
Paradite e doni në koalicion, pasdite e shani, dy orë më vonë e kërkoni prapë, e dy orë më pas e linçoni. Një ditë dashuri, tri ditë urrejtje.
Krejt halli juaj është me LDK aq sa s’po ju intereson as formimi i qeverisë.
Kthjelluni o hajvana!
LDK nuk është “power bank” që t’ua mbush pushtetin sa herë ju bie bateria.
LDK nuk është ilaç kundër krizës që e pini kur ju kapin ethet e pushtetit.
LDK është parti, jo ambulancë urgjence për dështimet tuaja.
Pse po kërkoni shpëtimin tek LDK?
Pse s’na mbroni kur analistët, gazetarët, gjyqtarët e tash edhe ti Kadri na shani e na fyeni publikisht?
Ju e doni LDK vetëm kur jeni në krizë.
Sepse kur Kosova bie në krizë të gjithë, prej majtas në djathtas papritmas bëheni të dashur për LDK-NË.
Por ta dini njëherë e mirë:
Endacakët që lehin kundër LDK-së mund të vazhdojnë, por kot e kanë.
Sepse krejt e dinë: në fund, vetëm LDK është shpëtimi i këtij vendi.
E sa për Rugovën, Kadri mos e përmend kot.
Se nëse dikush po e rrotullon në varr, nuk është Rugova por ju, që për pushtet shisni çdo fjalë e çdo parim.
LDK është dashni. ❤️

Të tjera