Kur në krye të vendit ke budallakinë që rreklamohet si mençuri, dhe humbjet që paraqiten si fitore, normale është që brenda një viti të na shpallen dy herë zgjedhjet.
Këta e kanë kthyer shtetin në cirk, ku çdo ditë del një skenë e re, por me të njëjtët aktorë të dobët.
Albin Kurti po sillet si fëmijë kokëfortë që nuk pranon as gabimin, as realitetin.
Vjosa Osmani, që dikur u pa si zë i arsyes, sot vetëm defatorë pas tij, pa qendrim e pa shpirt.
Populli është ai që po paguan çmimin.
Na humbën 8 muaj me lojëra politike, me kalkulime personale, me inate që s’i ndihmojnë askujt.
E tash vijnë e na thonë “zgjidhja janë zgjedhjet”.
Jo, zgjidhja është me ua tregu vendin me votë.
28 dhjetori le të jetë dita kur kjo paftyrësi politike merr fund.
Dita kur populli ju tregon që shteti nuk është lodër, e Kosova nuk është terren për eksperimente të fëmisë së rritun.



Të tjera
Lajme
SHBA nis operacionin “Epic Fury” me dronë kundër Iranit
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë
Lajme
Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi
Ekskluzive Lajme
Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për…..
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka