1.
Sot, kur Kurti është në pikën më të ulët të kredibilitetit, si fajtori kryesor për bllokimin e Kuvendit dhe me shumicë te qytetarëve të zhgënjyer (për shkak te qeverisjes banditeske e korruptive), çohet Memli Krasniqi bën një tjetër akt politikisht vetëvrasës për PDK-në: emëron një kandidat anonim, pa kredenciale dhe pa profil publik, në bastionin historik të PDK-së – në Drenas. Kështu, fillon një përçarje e cila e dëmton fatalisht PDK-në, jo vetëm në zgjedhjet lokale, por do ta shihni edhe ne ato nacionale.
2.
Kjo nuk është hera e parë. Veprime te ngjashme Mamli ka bërë edhe më herët. A ju kujtohet miq….ne vend se të kapitalizoj mbi një qeveri të ngarkuar me hetime për korrupsion milionësh, Memli Krasniqi – në një akt politikisht të pakuptimte e etikisht të dyshimt – shkoj dorë për dore me Abelard Tahirin e u ul në tryezë me Kurtin dhe me Radojçiçin politik (Mimozën). U ulën me përfaqësues të një qeverie që po fundosej në krizë. Nga ai moment, fokusi publik nuk ishte më te korrupsioni i Kurtit, por te thashethemet për një koalicion të turpshëm VV–PDK. Ishte ky një shërbim strategjik për Albinin, dhe një grusht në stomak për elektoratin opozitar të PDK-së.
Pse këto favore për Kurtin në momentet më te rënda për Kurtin?
3.
Petrit Hajdarin e kam pasur student. Me keqardhje, por me përgjegjësi akademike, po e them: ka qenë nën mesatare, veçanërisht në aftësinë e të shprehurit dhe të shkruarit në shqip. Kandidimi i tij nuk është vetëm mosvlerësim i qytetarëve të Drenasit – është fyerje për inteligjencën politike të elektoratit të PDK-së. Petriti nuk ka pasqyre të qartë profesionale të punës. Ai nuk ka përvojë të punës në administratën shtetërore për shkak të aftësive të tij, por supozoj i punesuar si anëtar i partisë. Rrjedhimisht, PDK vendos për kandidat një të papërvojë, me zero biografi, i cili kërkon një vend pune -hic me pak se kryetarin e komunës 
Ndërkohë që Ramizi (pa dashur të bëj avokatin e tij), pavarësisht pikëvështrimeve personale qe për të i kanë Memli, Vlora, Abelardi e Urani….megjithatë, ai ka marrë vlerësime pozitive nga diplomacia perëndimore disa here për transparencë e qeverisje të mirë – ndersa partia vendos të përjashtoj këtë kontribut dhe kapital elektoral për llogari të një eksperimenti pa busull.
Pa dashur të avokoj për Ramizin, pyetja vetvetiu shtrohet: Si do ti pëgjigjen lidershipi i PDK-së ambasadave perëndimore të cilat disa herë e kanë shpall Drenasin kampion per transparencë e menaxhim të mirë…? (një kandidat zëvendesohet vetëm kur ka perfirmance të dobët).
Në zgjedhjet e fundit dega e PDK-së në Drenas i dha plotë 19.000 vota partisë. Pra, Drenasi i vogël dha 10% te votave që morri PDK në krejt Kosovën. Ne zgjedhjet e ardhshme me Petritin në krye as 10.000 vota nuk do të arrihen dhe PDK do ta rrezikoj seriozisht vendin e dytë në nivel nacional.
Çfarë janë këto veprime të panevojshme të Memlit për me fillu përçarjet në Drenas e me dëmtu PDK-në?
Apo mos ka ndonjë marrëveshje të heshtur mes Memlit dhe Kurtit? Apo ky është thjesht produkti i një lidershipi të paaftë, pa bosht, pa memorje historike dhe pa projekt politik?
Nëse PDK i hap plagët vetes sa herë që Kurti është në krizë – atëherë është e qartë kush po e shpëton këtë qeveri: jo Albini, por Memli.
Dhe tani, pyetja kyçe: A jemi duke parë një tjetër përçarje në ndonjë komunë tjetër – si vazhdimësi e kësaj strategjie shkatërrimtare të lidershipit aktual të PDK-së? Unë them që po, në një qytezë në juglindje të Kosovës. Keni me pa këto ditë.
A do të pasojnë tërheqje nga PDK të ndonjërës nga figurat e fuqishme të partisë si pasojë e kësaj rrjedhe pa vizion, pa bosht, pa flamur, që po e udhëheqin Memli, Vlora e Urani? Unë them që ka mundësi këto ditë….
Pyetja e radhës:
Pse Urani po vazhdon pa llogo? A po i vjen marre nga PDK?
Por pyetja më e rëndësishme që duhet shtruar është:
Pse Memli e minon PDK-në pikërisht kur Kurti është politikisht më i dobët se kurrë?
A është nën shantazh nga Kurti, apo i bën këto “shërbime” nga paaftësia e thellë politike?
Nëse vazhdon kështu Memli & Co, Albin Kurti mund t’i fitojë zgjedhjet jo edhe për 8 vite – por edhe për 8000 vite.
Sa isha brenda e kam pa që pa Hashimin dhe Kadrinë, PDK është si një trup pa shtyllë kurrizore. Me Memlin, Vlorën e Uranin – është trup pa tru, pa zemër dhe pa zë.
Koha për reflektim nuk është nesër. Është sot – ose PDK gradualisht shndërrohet në një strukturë pa drejtim e qytetarët do të fillojnë të largohen, një nga një.
P.S.
Miq, këto postime lidhur me fatin e partisë nuk po i bëj si “i vetpërjashtuar” ashtu siç disa po komentojnë, por si i përjashtuar …sepse largimi im ishte përjashtim i organizuar nga Memli, Vlora, Urani,etj.



Të tjera
Aktuale
Opozita thotë se Kurti po luan me ftesa për takime
Gjatë kësaj jave kryeministri Kurti synon
Aktuale
Kosova mbushet me vetura të përdorura
Importi i veturave në Kosovë ka
Lajme
Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës