Njëherë e një kohë, në Dardani, jetonte një vajzë e bukur në kryeqytet, e zellshme, e sjellshme dhe shembullore në shkollë. Quhej Teuta.
Ndërsa në një fshat jetonte një djalë krenar, i gjatë, në shkollë mesatar quhej Ilir.
Teuta arriti ta realizojë ëndrrën e saj, u bë mësuese e gjuhës shqipe. Ajo e donte aq shumë profesionin, saqë, vullnetarisht, pas orarit të punës, jepte mësim në fshatrat ku kishte mungesë të arsimtarëve të gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Pasi mungonin disa arsimtarë nëpër fshatra, ajo themeloi një shoqatë vullnetare të arsimit shqip. Me kohë, kjo shoqatë përfshiu mbi 50 arsimtarë në mbarë vendin, të cilët ligjëronin në ato shkolla, kryesisht në fshatra, ku nuk mbeti asnjë nxënës pa mësim. Nuk humbej asnjë orë mësimi i gjuhës shqipe në tërë vendin, falë shoqatës.
Vërtet, Teuta ishte vizionare me angazhimin, përpjekjet dhe synimin e saj, ajo krijoi shoqatën dhe gjithë vendi, nxënësit dhe populli, përfitonin nga misioni i saj, që askund të mos humbte asnjë orë mësimi i gjuhës shqipe.
Edhe Iliri e përfundoi Fakultetin Juridik ëndrra e nënës së tij ishte që djali, një ditë, të bëhej avokat. Gjatë studimeve, për të financuar shkollimin dhe për të ndihmuar familjen, Iliri punonte si taksist në kryeqytet.
Shpeshherë ai transportonte fëmijët dhe familjen e një ministri nëpër qytet. Gjatë bisedave në udhëtim, duke parë se sa mirë jetonte ajo familje, atij i lindi ideja të merrej me politikë.
Pas takimeve dhe bisedave me familjarët e miqtë, Iliri vendosi të formonte një parti politike me emrin “Suksesi”. Ai, së bashku me shokë dhe disa koalicione të vogla, kandiduan dhe e kaluan pragun zgjedhor. Kishin disa deputetë në Parlament dhe, papritmas, u bënë çelësi për krijimin e institucioneve, pasi partitë e mëdha nuk po arrinin të merreshin vesh për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë.
Pas 52 dështimeve dhe gjysmë viti pa institucione, kur vendi humbi miliarda investime e shumë të rinj u larguan drejt Perëndimit, nga veprimet e Kuvendit, pas sharjeve të ndërsjella dhe përçarjes së popullit, partia e Ilirit, “Suksesi”, me vetëm pesë deputetë, u bë çelësi i zgjidhjes.
U krijua Kuvendi, morën poste ministrore, dhe më vonë Iliri u bë edhe president i vendit. Iliri me shokët e tij deputetë festohej si hero, jepte intervista në çdo kanal televiziv, u ngritën lapidarë dhe përmendore për të në shumë qytete, u emëruan rrugë e shkolla me emrin „ILIR“.
Në mërgatë u krijua fondi “ILIRI THËRRET”, ku u mblodhën dhjetëra miliona euro në shërbim të partisë “Suksesi” dhe asaj partisë të madhe në koalicion. Udhëheqësit e partisë menaxhonin fondin, dhe poashtu me ligj nga Kuvendi, Ilirit iu dha pension i përjetshëm dhe shofer personal.
Ndërkaq, Teuta ajo që kishte krijuar shoqatën vullnetare dhe i kishte kursyer qindra mijëra euro shtetit duke dhënë mësim pa pagesë, ajo që ishte heroinë e vërtetë kishte marrë vetëm dy mirënjohje nga Ministria e Arsimit.
Sot ajo jeton me një pension të vogël në kryeqytet dhe e përcjell me vëmendje gjendjen e shtetit dhe arsimit.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person