Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i ka dalë në krah bashkëpartiakut të tij, Armend Zemajt, i cili sot e grushtoi një qytetar në shesh
Zemaj ka thënë se “dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar”.
“Dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar, sepse nuk është vetëm ndaj individit, por ndaj vetë funksionit publik që ai përfaqëson. Në një shoqëri demokratike, kritika është e domosdoshme dhe e shëndetshme, por dhuna nuk ka vend. Armendi Zemaj qëndron i palëkundur”, ka shkruar Gashi.
Vetë Zemaj ka kërkuar falje, duke thënë se ka vepruar në afekt të vetëmbrojtjes.




Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur