Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Speciale për lëshim të letër rreshtimit vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radojçiqit në kuadër të hetimeve për barrikadat në vitin 2022 në katër komunat veriore.
Përveç Radojçiqit urdhërarrest është lëshuar edhe ndaj 10 personave tjerë.
Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast.”
Aprovohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për urdhërarrest ndaj Radojçiq dhe 10 personave tjerë për barrikadat në vitin 2022
“Duke u hetuar mund të konfirmojmë se janë rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese. Ndërsa për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë, pasi duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, aktualisht nuk mund të ndajmë më shumë informacione.”
Të tjera
Aktuale
Inepektorati, i shoqëruar nga Policia, po e merr nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë
Pjesëtarë të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen
Aktuale
Krerët e shtetit bëjnë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në SHBA
Sot shënohen 24 vjet nga sulmet
Aktuale
Aksident i rëndë mes dy veturave në dalje të Lipjanit (Pamje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur