Ka dështuar procesi i prokurimit për furnizimin me ushqim rezervë për njësitë e Policisë së Kosovës, pas mosrespektimit të afateve nga operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë.
Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për anulimin e aktivitetit të prokurimit me titullin “Furnizimi me ushqim rezervë për njësitë e PK-së”, shkruan IndeksOnline.
Vendimi është marrë pasi operatori ekonomik nuk ka vazhduar validitetin dhe sigurimin e ofertës, pavarësisht kërkesës zyrtare të Autoritetit Kontraktues (AK) të bërë më datë 27 maj 2025.
“Duke u bazuar në nenin 30, paragrafët 30.4 dhe 30.5 të Rregullores nr. 002/2024 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr. 001/2023 për Prokurimin Publik, aktiviteti i prokurimit anulohet për shkak të mosreagimit të operatorit ekonomik në kërkesën e AK-së”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Në këtë aktivitet të prokurimit janë dorëzuar gjithsej dy ofertanga operatorët ekonomik.
Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, mosrespektimi i kushteve të validitetit dhe sigurimit të ofertës përbën bazë të mjaftueshme ligjore për anulimin e procesit të prokurimit.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ky aktivitet do të rihapet për ofertues të tjerë në një afat të ri, ndërkohë që mbetet e paqartë se si do të mbulohet nevoja për furnizim të menjëhershëm me ushqim rezervë për njësitë policore në terren./
Të tjera
Aktuale
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Marrëveshja e lëvizjes së lirë në
Aktuale
Covey: Nuk i kam dokumentuar krimet që pretendohet se janë kryer nga anëtarë të UÇK-së
Dëshmitari James Peter Covey ka deklaruar
Aktuale
Kusari-Lila tregon nëse VV e voton kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë