Angela Martini shpërthen ndaj biznesmenit të njohur shqiptar

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini ka publikuar në rrjetin e saj social “Instagram” një seri postimesh në variantin “story” ku ka rrëfyer detaje të papublikuara më parë.

Duke e nisur me një rrëfim rreth përdorimit të imazhit të saj në një reklamë edhe pasi asaj i kishte përfunduar kontrata me pronarin e mëparshëm të kompanisë, Martini shkruan se u desh të angazhonte avokatët e saj për këtë çështje.

“Të thuash të vërtetën është një domosdoshmëri në këtë botë plot me ujqër që fshihen pas petkut të deleve. E vërteta nuk duhet kurrë të jetë diçka për të cilën ndihesh i turpëruar – autenticiteti është forma më e lartë e vibrimit. Kurrë mos e shisni shpirtin tuaj dhe mos kini frikë të flisni të vërtetën.

Qoftë për njerëz që të gjithë i urrejnë, apo për ata që të gjithë i admirojnë dhe i quajnë engjëj, e vërteta dhe ekspozimi duhet të ndodhin pa asnjë dyshim. Njerëzit meritojnë të dinë të vërtetën dhe të formojnë mendimin e tyre. Mjaft më me gënjeshtra, iluzione, kontroll dhe manipulime” -e nisi ajo rrëfimin e gjatë në Instagram.

“Gjithçka filloi me një reklamë që bëra për një kompani alkooli në Shqipëri shumë vite më parë, e cila nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me ta. Më vonë, ata e blenë kompaninë dhe përdorën reklamën time të vjetër falas për gati një vit – muaj të tërë pa më paguar dhe pa pasur më të drejtë ta përdornin – duke u sjellë sikur unë u përkisja atyre. Sigurisht, ata vazhduan abuzimet e tyre, ashtu siç janë mësuar të bëjnë me të gjithë, derisa u detyrova të përfshija avokatët. I padita, i detyrova të ndalonin përdorimin abuziv të reklamës sime dhe u sigurova që të mos kishin më të drejtë të përdornin imazhin tim.

Bazuar në zemërimin e tyre sepse guxova t’i padisja dhe sepse i ndalova në gjykatë, që nga ai moment ata nisën të bllokonin artikujt e mi. Ata zotërojnë një sërë botimesh, të mëdha e të vogla, që i kontrollojnë plotësisht – dhe ky është, në thelb, pushteti i tyre: të kontrollojnë narrativën. Nga frustrimi, ata jo vetëm që më shkëputën plotësisht nga kanalet e tyre – duke bllokuar fotografitë dhe artikujt e mi – por gjithashtu ushtruan presion ndaj pronarëve të botimeve të tjera me të cilët bashkëpunojnë, ose janë miq të ngushtë, që të më bllokojnë edhe ata”- shkruan më tej modelja.

Sipas saj, grupi mediatik në fjalë ka dëmtuar imazhin e saj duke fshirë artikujt për të dhe duke u kërkuar edhe mediave të tjera të bënin të njëjtën gjë.

“Për më tepër, ata shkuan dhe fshinë qindra artikujt e mi nga botimet e tyre gjatë viteve, duke ndikuar gjithashtu që bashkëpunëtorët e tyre në publikime të tjera të bënin të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë, ata kanë punuar qëllimisht për të dëmtuar imazhin tim dhe, në efekt, për të më ndaluar të shfaqem në shtypin shqiptar. Kam shumë dëshmi për këtë, dhe kam folur me gazetarë nga fusha të ndryshme që konfirmuan saktësisht çfarë po ndodh – dhe që janë të bindur se pas gjithë kësaj qëndrojnë ata”- shton më tej.

Për ta zbuluar se kush qëndron pas gjithë kësaj, ajo përmend emrin e Fatmir Hysenbelliut, djalit të pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu.

Teksa rrëfen edhe arsyen e dështimit të marrëdhënies së tyre që zgjati për 2 javë, Angela shprehet se ky i fundit përveçse kishte tradhtuar të dashurën e tij që e njihte para modeles, kishte këmbëngulur që të vazhdonte lidhjen edhe pas ndarjes. Duke e konsideruar si një periudhë kur ishte e re dhe e pamatur, Martini thotë se ngacmimi i tij me mesazhe vijoi edhe gjatë kohës që ajo ishte martuar.

Ndërsa në një prej postimeve të saj nuk lë pa thumbuar edhe një postim të Fatmir Hysenbelliut lidhur me lirinë e shtypit, duke e shoqëruar me shkrimin “Kush është hipokriti më i madh?”. Nga ana e këtij të fundit, nuk ka patur ndonjë reagim mbi këto pretendime të modeles.

Të tjera

Showbiz

Angela Martini shpërthen ndaj biznesmenit të njohur shqiptar

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini

Aktuale

E njohu e para Palestinën, këshilltari i Laburistëve kërkon nga Spanja njohjen e Kosovës

Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë