Operacioni i shpëtimit të anëtarit të ekuipazhit të F-15 është një nga më “tronditësit” në historinë e ushtrisë amerikane dhe parandaloi kapjen e mundshme të një aviatori që të shndërrohej në një “mjet pazari” për regjimin iranian, tha analisti i sigurisë kombëtare i CNN-it, Alex Plitsas.
“Kjo do të hyjë në histori si ndoshta një nga operacionet më tronditëse të shpëtimit në historinë ushtarake të SHBA-së, për veprimin pas vijave të armikut për të arritur te një aviator amerikan që ishte rrëzuar në tokë”, i tha ai CNN-it të dielën.
Ai tha se një “sulm bombardues taktik” i ShBA-së dështoi, pasi avioni luftarak F-15 u rrëzua nga zjarri armik.
Por “operacioni shumë i suksesshëm e pengoi që kjo të shndërrohej në një mjet strategjik pazari për iranianët”, tha bashkëpunëtori i lartë jo-rezident në Atlantic Council.



Të tjera
Aktuale
Analisti sigurisë kombëtare: Shpëtimi i ekuipazhit të F-15 parandaloi që piloti të bëhej “mjet pazari” i Iranit
Operacioni i shpëtimit të anëtarit
Aktuale
Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente, i ndërron emrin faqes së Presidencës në Facebook!
Pas marrjes së detyrës si
Aktuale
Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah,
Kryeministri Albin Kurti nuk ka