Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë stagnimi të thellë dhe nuk mund të rifillojë me të njëjtët aktorë dhe qasje, ka vlerësuar analisti politik serb, Dushan Janjiq, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, qytetarët në të dyja vendet kanë humbur besimin në procesin aktual, ndërsa Bashkimi Evropian nuk e konsideron më dialogun si prioritet politik, pavarësisht emërimit të Peter Sørensen si i dërguar i ri.
“Me fjalor të vjetër dhe aktorë të njëjtë, nuk mund të bësh një shfaqje të re. Dialogu ka përfunduar. Borrell dhe Lajçak vetë e kanë pranuar se jemi në fazën e menaxhimit të konfliktit që nga viti 2022, por edhe kjo është bllokuar,” deklaroi Janjiq.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë mjaftueshëm të përfshira në proces, ndërsa Sørensen, sipas tij, ndjek vetëm agjendën teknike të Komisionit Evropian. Termet si “dialog” dhe “normalizim” janë tashmë politikisht të diskredituar dhe nuk prodhojnë rezultate konkrete.
Duke komentuar zhvillimet e brendshme në Serbi, Janjiq tha se mbështetja për regjimin e Aleksandar Vuçiqit është në rënie, çka u reflektua edhe në zgjedhjet lokale, ku në disa komuna, pavarësisht presioneve dhe parregullsive, partia në pushtet nuk arriti fitore bindëse.
“Zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme demokratike dhe paqësore. Por ato nuk mund të ndodhin pa marrëveshje paraprake mes pushtetit, opozitës, studentëve dhe faktorit ndërkombëtar,” shtoi ai.
Sipas Janjiq, mundësia për ndryshim ekziston, por tranzicioni demokratik mbetet i paarritshëm pa vullnet politik dhe një platformë të qartë të brendshme.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make