Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka mirëpritur gjetjen e pajtimit për mënyrën e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet që u njoftua nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen dhe kryeministri Albin Kurti, pas takimit të sotëm në mëngjes.
Rudolph tha se është mirë që është shmangur ndërprerja e shërbimeve shëndetësore e arsimore për komunitetin serb meqë këto dy ligje do të preknin ata.
“Mirë të shohim pajtimin për mënyrën se si do të zbatohen ligjet e për të huajt dhe për automjetet. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe të punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjeve në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë përparim do të jetë thelbësor”, ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
“Në veri janë 154 policë të komunitetit serbë, rendi publik i qëndrueshëm”, thotë Veton Elshani
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për
Aktuale
Kallas pas kompromisit të Kurtit për Ligjin për të Huajt
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas,
Lajme
Trump ‘humb’ durimin,shkarkohet Grenell
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar