I pranishëm në seancës e sotme ndaj krerëve të UCK-së në Hagë do të jetë edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.
Ai thotë se si ambasador, kjo nuk është hera e parë që të dërguarit e Kosovës me detyrë atje, marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale.
Sipas tij kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën i përcjell këto seanca cdo herë.
“Një gjë mund ta them, se kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën dhe në të tashmen… I përcjellim çdo herë, ose online ose me prezencë fizike. Asnjëherë nuk është asnjë seancë që nuk monitorohet nga ambasada me kujdesin më të madh”, tha ai.
Doli u pyet edhe për prezencën e policisë në ambasadë.
“Asnjëherë se nuk kërkojmë mbrojtje nga popullit të Kosovës. Kjo është ambasada e Kosovës, shtëpia e kosovarëve dhe s’kemi arsye”.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,