Kosova ka qenë nikoqire dhe pjesëmarrëse aktive në stërvitjen shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake amerikane në Evropë, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë pamje nga kjo stërvitje ushtarake përmes një videoje në rrjetet sociale, duke vënë në pah bashkëpunimin e fortë mes forcave amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Nga Pennsylvania në Prishtinë – trupat amerikane dhe kosovare morën pjesë krah për krah në #ImmediateResponse gjatë DEFENDER 25. Së bashku po forcojmë sigurinë dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe të udhëheqim”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.
Stërvitja “Defender Europe 25” synon rritjen e gatishmërisë, ndërveprimit dhe kapaciteteve mbrojtëse të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, me theks të veçantë në stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot