Ambasada Amerikane: S’përpunojmë më aplikime për vizë nga këta individë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza nga disa individë.

Aplikantët, numri i aplikimit të të cilëve është DS-160, do të largohen nga Ambasada. Ata duhet të caktojnë takim të ri përmes sistemit online.

“Përditësim për Vizat: Duke filluar nga 7 prilli 2025, Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do t’i përpunojë më aplikimet për vizë nga individë, të cilët kanë numrin e formularit DS-160 (numri i aplikimit online për vizë) të ndryshëm nga ai që është përdorur për të caktuar takimin për vizë. Këta aplikantë do të duhet të largohen nga Ambasada dhe të caktojnë një takim të ri përmes sistemit tonë online, duke përdorur numrin që i korrespondon aplikimit të tyre aktual online për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ambasada thekson se “është e mundur të ndryshohet numri i formularit DS-160 vetëm një herë, dhe se formulari duhet të plotësohet, të nënshkruhet elektronikisht dhe të dorëzohet të paktën 48 orë para intervistës së planifikuar”.

“Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni”, thotë Ambasada Amerikane.

Të tjera

Uncategorized

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të

Uncategorized

Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit

Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët