Alban Krasniqi e shkel betimin: Nga zyrat e KQZ-ës ai tregon si të votohet VV-ja

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka bërë edhe një veprim, i cili është në kundërshtim me Ligjin e Përgjithshëm të Zgjedhjeve në Kosovës.

Në zyrat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai ka realizuar një video ku tregon se si duhet të votohet me postë. Duke e injoruar faktin se është në një institucion të pavarur kushtetues, në këtë video ai tregon se si duhet të votohen Lëvizja Vetëvendosje.

Video e cila zgjat rreth pesë minuta, Krasniqi i tregon në detaje votuesit të VV-së se si duhet të votohet partia.

KQZ përmes postes së shpejt do të dërgojë në adresën tuaj një zarf të tillë. Brenda zarfit ju do të gjeni fletëvotimin, zarfin kthyes dhe zarfin e vogël apo zarfin e fshehtësisë”, thotë Krasniqi në video.

Tutje, ai tregon se cili është hapi i parë që duhet të ndërmarr votuesi që është regjistruar për të votuar me postë.

Më pas, ai tregon për hapin e dytë, ku tregon se duhet të votohet subjekti i tij politik në fletëvotim.

Aty ai nxjerr lapsin dhe e voton partinë e Albin Kurtit.

Hapi i dytë. Fillimisht votoni për subjektin politik, në këtë rast për Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë një tik apo mund të bëni edhe X” thotë Krasniqi, duke e votuar partinë e tij.

Në videon që e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, burri i Albulena Haxhiut sqaron edhe hapat tjerë që çdo votues duhet t`i ndërmarr.

Video në fjalë po shihet si veprim që është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në nenin 62 të këtij ligji tregohet se çka përmban betimin i anëtarit të KQZ-së.

Aty anëtari i KQZ-së deklarohet se do t’i kryejë detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike dhe të paanshme.

Presidenti i lëshon një shkresë emërimi secilit anëtar të KQZ-së, të cilët paraqiten personalisht para Presidentit ose përfaqësuesit të tij të caktuar në datën e shpallur nga Presidenti për ta dhënë deklaratën vijuese në gjuhën të cilën ai ose ajo e zgjedh vetë: “Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si anëtar i KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.””, thuhet në nenin e këtij ligji.

Deri me tani, asnjë anëtar i KQZ-së nuk ka bërë video të tillë.

Të tjera

Uncategorized

Abdixhiku letër von der Leyen’it: Të hiqen menjëherë masat e BE’së,

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Aktuale

Lushaku e LDK-së: Mos e hani forën pas viktimizimit të Glaukut

Jehona Lushaku e LDK-së ka komentuar