Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave: F.C., B.B., L.J. dhe E.L., për disa vepra penale.
F.C. dhe B.B. akuzohen se kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Gjithashtu, B.B. akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e prokurorisë në Facebook.
Sipas aktakuzës, të pandehurit F.C. dhe B.B. akuzohen se nga viti 2019 deri më 29 korrik 2024, duke vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, së bashku me persona të tjerë, me dashje dhe me qëllim përfitimi financiar, kanë organizuar, rekrutuar, transportuar, transferuar dhe strehuar gra dhe vajza nga Amerika Latine dhe shtete të tjera në Republikën e Kosovës.
Ndërkaq në aktakuzë thuhet se përmes kanosjes, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, viktimat janë detyruar të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.
Ndërsa, të pandehurit L.J. dhe E.L. akuzohen për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Grabitja”.
Sipas aktakuzës, L.J. dhe E.L më 29 korrik 2024, me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale me pagesë, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, i kanë sulmuar viktimat e trafikimit dhe u kanë përvetësuar një shumë të parave në mënyrë të kundërligjshme.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë, dhe ndaj tyre të shqiptohen dënime konform ligjeve në fuqi.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin