Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes katër automjeteve mëngjesin e sotëm në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.



Të tjera
Lajme
Trump kritika të forta Evropës: Anëtarët e NATO-s nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi
Aktuale
Osmani s’deklarohet për vendimin e Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk
Aktuale
Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti
Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e