Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana,
I njëjti ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.



Të tjera
Aktuale
BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike
Efektet anësore të konfliktit që tani
Lajme
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”
Në kuadër të zbatimit të kompetencave
Aktuale
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka