Sot rreth orës 09:30, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana tha për Gazeta Sinjalin se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana për Sinjalin.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,