Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Peje-Prishtine, saktësisht në Vragoli.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Daut Hoxha, ku njoftoj se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi.“Rreth ores 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Ne vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kane quar deri te ky aksident tragjik”, ka thënë Hoxha.Policia apelon për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë në rrugë, posaqerisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmeria është më e kufizuar.



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,