Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në fshatin Vodiç të Obiliqit, ku një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2026, rreth orës 00:20, ku sipas informacioneve është përfshirë vetëm një veturë e tipit VW Golf, ngjyrë e zezë.

Dyshohet se automjetin e drejtonte një i mitur, Xh.P rreth 17 vjeç, i cili ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri i tij, gjithashtu i mitur R.P rreth 15 vjeç, ka mbetur i lënduar rëndë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe një rimorkio, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e QKUK-së, ku ndodhen nën kujdes mjekësor.

Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë nga njësitë kompetente.

Të tjera