Ëndrra olimpike e Lindsey Vonn u shndërrua në një makth dramatik në Cortina, pasi legjenda amerikane e skive pësoi një aksident të rëndë gjatë finales së zbritjes për femra. 41-vjeçarja humbi kontrollin vetëm 13 sekonda pas nisjes, u përplas dhunshëm në pistë dhe mbeti e shtrirë në dëborë duke bërtitur nga dhimbjet, përpara se të largohej me helikopter drejt spitalit, përcjell KosovaPress.
Vonn kishte hyrë në garë pavarësisht se ishte rikthyer nga një dëmtim serioz në gju vetëm nëntë ditë më parë, një vendim që shumë e kishin cilësuar të rrezikshëm. Ajo goditi portën e tretë me shpatull, u rrotullua në ajër dhe ra keq mbi gjurin e majtë – i njëjti që ishte dëmtuar rëndë më herët. Pamjet prekëse dhe britmat e saj tronditën jo vetëm publikun në pistë, por edhe miliona shikues në mbarë botën raporton Daily Mail.
Dy herë kampionia olimpike Tina Maze reagoi pas garës, duke theksuar se rreziku ishte i parashikueshëm. “Ajo rrezikoi shumë. Kur nuk je plotësisht e shëndetshme, pasojat janë edhe më të rënda. Është e tmerrshme për të gjithë,” u shpreh Maze, ndërsa edhe komentatorja e BBC-së, Chemmy Alcott, nuk i fshehu emocionet pas incidentit.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në