Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë.
Sipas asaj që raporton media boshnjake “Klix”, deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Sërgjan Todoroviq ka humbur jetën në këtë aksident që ka ndodhur sot në autostradën “9 Janari”, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur, kanë konfirmuar nga Policia e Banjallukës.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.
Sipas informacioneve jozyrtare, tragjedia ka ndodhur kur vetura Volvo, e drejtuar nga Todoroviq, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkio të një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëhershëm. Kamioni paraprakisht ishte përfshirë në një tjetër aksident trafiku me një automjet pasagjerësh, pas së cilës të dyja veturat kanë mbetur në rrugë.
Makina e familjes Todoroviq u përplas nën rimorkion e atij kamioni dhe Sërgjan Todoroviq, gruaja dhe fëmija i tyre vdiqën në vendngjarje nga plagët e marra.
Dy persona nga automjeti tjetër u lënduan dhe u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërpska në Banjallukë.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën