Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim për gjendjen kaotike në sektorin e ndërtimit. Statistikat tregojnë se mbi 75% e ndërtimeve janë pa leje banimi, ndërsa mbi 180 mijë banesa mbesin bosh – shumica të blera nga diaspora, por të pashfrytëzuara.
Kjo tregon mungesë të theksuar të politikave zhvillimore dhe planifikimit urban. Kapitali i diasporës, që duhej të ishte motor i ekonomisë, po shkon në banesa të zbrazëta e jo në prodhim, eksporte apo krijim të vendeve të punës. Ky trend rrezikon tronditje financiare dhe dëmton mirëqenien afatgjatë të qytetarëve.
“Po ndërtojmë qytete të zbrazëta, me banesa të pashfrytëzuara, ndërsa rinia largohet çdo ditë”, theksohet në reagimin e AKB-së.
AKB kërkon nga Qeveria e Kosovës hapa urgjentë për legalizim transparent të ndërtimeve, vendosje të rregullit dhe orientim të kapitalit të diasporës drejt prodhimit e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Vetëm kështu krijohen vende të reja pune, forcohet eksporti dhe sigurohet një e ardhme më e qëndrueshme për vendin.
Në fund, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, apelon për vizion dhe përgjegjësi në politikat zhvillimore të Kosovës.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet