Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është pyetur nëse i beson kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.
Ai u shpreh se nuk i beson asnjë agjende të qëndrueshme dhe tha se Kurti ndryshon gjithçka, por siç u shprej, jo qëllimin.
“Politikisht unë llogarisë që z.Kurti në agjendën e tij politike është i pandryshueshëm, nuk ka nevojë me e besu, për sa unë ia njoh agjendën, ai qëllimin e vet nuk e ndryshon për askënd, metodat i ndryshon, partitë i ndryshon, shokët i ndryshon, gjithçka ndryshon ama nuk e ndryshon qëllimin, kështuqë në këtë rrafsh unë nuk i besoj asnjë agjende të qëndrueshme, të quajmë stabile, afatgjate, sepse z.Kurtit kur i del qëllimi përpara, e ndryshon, nuk e ka problem”, u shpreh tutje Haziri./Klankosova.tv



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite