Në emisionin EURO n’T7 janë realizuar të dhëna ekskluzive të përgatitura nga kompania Data4X edhe për nevoja të emisionit, për sektorët kryesorë ekonomikë në vend.
Në bazë të këtyre të dhënave, që janë gjeneruar nga të dhëna të ATK-së, del se kompanitë, qeveria, qytetarët gjatë vitit 2025 kanë qarkulluar rreth 24 miliardë euro.
Shpend Ahmeti nga kompania Data4X, i cili i ka përgatitur këto të dhëna, del se rritja më e madhe është bërë nga viti 2019 e këndej, ku në atë vit qarkullimi ishte dikur rreth 10 miliardë euro.
“Kur i shohim këto shifra, tregon edhe paradoksin që e ka Kosova, importi është rritur, qarkullimi është rritur, popullsia është zvogëluar, por është një konstatim apo perceptim se si po mund të ia dalim. Pikëpyetja e madhe është prej nga po na vijnë gjithë këto para për t’i mbuluar gjithë shpenzimet. Nëse e shohim vitin e kaluar, pagat që janë dhënë në vend kanë kapur vlerën prej 3.5 miliardë euro, 1.5 miliardë euro remitencat dhe rreth 2 miliardë euro vlera e kredive individuale, këtu hyjnë edhe kreditë edhe overdraftet që qytetarët kanë marrë”, ka thënë Ahmeti.
Në anën tjetër, të dhënat e tjera tregojnë se si popull shpenzojmë shumë edhe për konsum, pra vetëm për ushqime e pije brenda një viti shpenzojmë miliarda euro.
“Në bazë të të dhënave që ne i kemi gjeneruar, del se brenda një viti rreth 3.9 miliardë euro kosovarët shpenzojnë vetëm për shportën e konsumatorit, blerjet që i bëjmë në market. Kur llogarit të hyrat lind pyetja kah po hyjnë gjithë këto para dhe ky është paradoksi ekonomik që duhet me studiu e me u hulumtu tutje”, ka shtuar Ahmeti.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në