Agim Bahtiri me letër të hapur për familjen Jashari: Ofrojeni kandidatin për president

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Agim Bahtiri, ka dërguar një letër të hapur familjes Jashari, duke bërë thirrje që një prej anëtarëve të saj të konsiderohet për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Letra vjen pavarësisht refuzimit të mëparshëm nga Murat Jashari, i cili bëri edhe thirrje që të mos përdoren emri i kësaj familje për beteja politike.

Në letrën e publikuar nga Bahtiri, ai i drejtohet familjes emblematike të Shaban Jasharit duke e quajtur institucion të moralit dhe qëndresës shqiptare, dhe thekson rëndësinë e një figure që mund të bashkojë popullin përballë ngërçeve politike.

“Kosova sot gjendet në një udhëkryq të rrezikshëm. Me përfundimin e mandatit të Presidentes Osmani më 4 prill, vendi po mbetet pa kryefjalën e unitetit. Ky nuk është thjesht një tranzicion ligjor, por një rrezik për bllokim total të institucioneve,” shkruan Bahtiri.

Ai shton se vendi po përballet me izolim diplomatik, pasiguri ekonomike dhe largim të rinisë, ndërsa skena politike është e ndarë në taborre që shpesh harrojnë interesin kombëtar.

“Prandaj, sot, me përulësinë më të madhe dhe me bindjen më të lartë atdhetare, ju bëj thirrje: Kosovës i duhet një Jashari në krye të shtetit; njerëz të fjalës, të besës dhe qëndresës. Ju jeni e vetmja alternativë që mund të shërojë këtë ngërç, të kthejë dinjitetin në Presidencë dhe të bashkojë popullin rreth një figure që nuk e ndan, por e lartëson Kosovën.”

Postimi i plotë:

Të tjera