Një kërcënim i ri ndaj qytetarëve të Kosovës, po vie nga një i ri serb që pretendohet të ketë bazë komunat veriore.
I mbuluar me një gjysmë maskë, në një video përmes paltformës Tik-Tok, denoncuar nga një lexues i klankosova.tv, ai thotë se shpërthimin me eksploziv në Ibër Lepenc, e kreu e ashtuquajtura ‘Rezistenca Çetnike Serbe’.
Derisa ai edhe paralajmëron akte të tjera me aksione serioze në prag të festave të fundvitit.
”Banjska ishte vetëm fillimi. Po fillojmë me aksione serioze rreth Krishtlindjeve. Nëse doni të ndihmoni, më shkruani në mesazh”, ishte kërkesa e tij, që për të cilin rast, Policia e Kosovës thotë se është në dijeni.
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një përgjigjie për klankosova.tv tha se policia është në terren dhe po heton situatën.
“Policia është në veri të vendit dhe verifikon çdo informacion dhe e trajton me seriozitet”, tha Elshani.
I riu serb fliste fillimisht për pasojat që shkaktoi grupi i ashtuquajtur serb, me shpërthimin në Ibër Lepenc.
”Rezistenca Çetnike Serbe, dje hapi kanalin për shpërndarjen e ujit ne ajër”.
”Pasojat janë: Nuk ka ujë në jug te Mitrovicës (këtu jetojnë shqiptarët) dhe nuk ka rrymë në disa pjesë të Kosovës”.
”Ti që nuk e do popullin serb, kini frikën, jemi plot”, flet me mburrje ai.
Më tej ndahet një mesazh tjetër më në detaje se ky akt terrorist ishte paralajmëruar muaj më parë.
”Siç e kam paralajmëruar muaj më parë, ne qytetarët u organizuam sepse nuk mund të tolerojmë më ngacmimet, arrestimet dhe pushkatimet e serbëve të pafajshëm”.
”Çdo qytetar ka të drejtën kushtetuese për t’i rezistuar forcave pushtuese. Ata filluan aksionet tona të para guerile, por ky është vetëm fillimi”.
”Rreth Krishtlindjeve, fillon një aksion i madh. Afër je o Krishtlindje…”, figuron mbishkrimi trillues i përdoruesit aleksandarr82 dhe belisrbin1389.
Kjo meqë pretendimet për pushkatime të serbëve në komunat veriore, nuk qëndrojnë.



Të tjera
Uncategorized
Como Longsighted Arrange Backdown Learn At 777Pub Gambling Casino Brasil Spin & Win Lucrassino
A seção time slot segment make
Uncategorized
Hvilke Defrayal Handlemåte Er Ta Over Med Filipplay Kasino ◦ norsk jurisdiksjon Register & Win Casino Bit
Casinos hjelp til utnytter leve være
Uncategorized
Dépôt Choix Et Litiger Multiplication MyStakes Casino · zone euro Bet Now
registre sur du site internet chirurgie