Faton Abdullahu, ish-kandidat i PDK-së për deputet, e ka kritikur partinë Vetëvendosje për bllokim të Kuvendit si rrjedhojë e mungesës së vullnetit që ta ndajë pushtetin me ndonjë parti tjetër
Abdullahu e quajti këtë krizë politike si ‘Qeveri Ku Ku Kurti’, meqë tash VV-ja po i fajson të gjithë për bllokimin e Kuvendit dhe për pamundësinë e krijimit të shumicës parlamentare.
“Zhbllokimi i procesit për VV-në do të thotë krijim i një Qeveri të vogël e të dobët. Kurti po mendon më mirë hiç se një Qeveri të vogël që nuk i dihet e nesërmja”, shkroi Abdullahu në Facebook.
“Tash jemi në procesin e Qeverisë “ Ku Ku Kurti” sepse për ata prioritet para çdo gjëje është fajsimi i të tjerëve … ku ku bre a po e sheh çka po na bojnë – thonë ata”, vazhdoi më tëj Abdullahu.
Në fund, ai tha se strategjia e VV-së është reduktuar në fajsimin e të tjerëve dhe se të gjitha partitë po e pengojnë VV-në që të bëjë qeveri.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu