Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001 tronditi mbarë botën dhe mbeti në kujtesën e përbashkët si një nga aktet më të rënda të terrorizmit.
Ai ka thënë se ky sulm ishte sfidë brutale ndaj vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike.
“Mëngjesi i 11 shtatorit 2001, që mori jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm, tronditi mbarë botën dhe mbeti në kujtesën e përbashkët si një nga aktet më të rënda të terrorizmit. Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës. Ishte një përpjekje e dhunshme për të cenuar mënyrën e jetesës së lirë e të hapur, që popujt demokratikë ndajnë kudo në botë.”
Abdixhiku ka thënë se përulet me respekt para kujtimit të viktimave.
“Sot, 24 vite më pas, përulemi me respekt para kujtimit të viktimave dhe shprehim solidaritet të plotë me familjet e tyre. Kjo ditë na kujton se beteja kundër ekstremizmit dhe terrorizmit është përgjegjësi e përbashkët, që kërkon unitet dhe vendosmëri të vazhdueshme. Kosova mbetet e palëkundur në miqësinë e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhdon të angazhohet për të mbrojtur e promovuar vlerat demokratike që na bashkojnë.”



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,