Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij mendon që është e logjikshme që nëse partia e parë fituese s’e përdor të drejtën e saj kushtetuese për të konstituuar Kuvendin, kjo e drejtë t’i kalojë tjetërkujt.
Ai tha se për të vendosur se çka do të ndodhë pas afatit 30-ditor që caktoi Gjykata Kushtetuese për konstituim të Kuvendit i takon sërish Kushtetueses ta përcaktojë, raporton Gazeta Express.
“Në këtë fazë, LDK beson që i ka takuar e drejta dhe përgjegjësia për të bërë shumicë siç e thotë aktgjykimi i Kushtetueses. Nëse i pari për 30 ditë s’arrin ta përmbushë këtë të drejtë, do të ishte e logjikshme, sikurse në rastin e qeverisë, që dikush tjetër të provojë të bëjë një gjë të tillë. Pra, t’i humbet edhe e drejta meqenëse s’po e shfrytëzon një të tillë në bazë vullnetare”.
Ai tha se gjithashtu LDK konsideron që Gjykata Kushtetuese nuk duhet të devijojë nga kapitulli i përgjegjësive sa i përket presidentes.
“Presidentja ka kompetencat e caktuara dhe nuk sheh arsye që të këto kompetenca të zgjerohen as reduktohen në këtë drejtim. Do të jemi të vëmendshëm ndaj vendimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese. E mirëpresim këtë akt dhe presim qartësi”.
Ai tha se vetëm me marrëveshje politike krijohet shumica e më pas institucionet.
“Natyrisht që duhet vetëm marrëveshje politike. Mirëserdhët në demokraci! Kështu bëhen institucionet, me marrëveshje politike. Pra, ulen partitë politike dhe bëjnë marrëveshje. I pari s’ka dashur marrëveshje politike, i pari ka vendosur një proces votimi jokushtetues sepse aktgjykimi i Kushtetueses vendos diçka të tillë dhe i ka shpenzuar 30 ditë, tani i takon Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë se çfarë bëhet tutje. Ne po japim një mendim tonin se kjo mund të jetë një rrugë përpara. Meqenëse i pari s’do t’i bëjë institucionet, le t’i merret e drejta sepse s’mund të presim vazhdimisht”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet