Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive, ka deklaruar se tashmë është e qartë se thelbi i problemit ka qenë te shumica parlamentare, përkatësisht mungesa e kësaj shumice.
Abdixhiku deklaroi se pa numra, pa shumicë s’mund të ketë as kryetar të kuvendit e as qeveri, prandaj problem siç ka qenë gjithmonë, ka qenë politik.
“Siç u pa përveç se kishim humbur plot 48 seanca rresht për shkak të shkeljes kushtetuese tanimë të konfirmuar dyherë me vendim, aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike.
Pra nuk ka numra partia që ka dalë e para në këto zgjedhje. Refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativë dhe rrjedhimisht bën bllokadë institucionale në këtë drejtim”, deklaroi Abdixhiku në dalje të Kuvendit të Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin