Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar mësimdhënësit. Ai ka thënë se ata mbajnë në supe barrën më të rëndë të vendit – edukimin e brezave të rinj.
“Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar, të lodhur e shpesh të lënë pas dore nga politika, nuk e kanë lëshuar kurrë misionin e tyre. Sepse shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës.”
Ai është zotuar se secili mësimdhënës do ta ketë pagën 1 mijë euro, do të ndërtohen 80 çerdhe të reja, do të ketë mësim tërëditor dhe do të futen kodimi e inteligjenca artificiale si lëndë.
“Arsimi është themeli. Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë. LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjitjë Kosovën.”



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga