Mbrëmë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me një numër të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, ka zhvilluar një dialog online me përfaqësues të degëve të LDK-së jashtë vendit. Me këtë rast ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, të cilin e ka titulluar “Larg në distancë, afër në qëllim”.
Në vazhdim, pjesë nga postimi i Abdixhikut.
“Sonte, me 84 nëndegët tona në Mërgatë, pata një takim online që më dha energji e besim për fundin e këtij viti politik.
“Ju faleminderit që mbajtët fjalën” – ishin fjalët që i dëgjova më së shpeshti nga ta. Dhe aty e kupton se sa drejt po ecim. Kur e mban fjalën, njerëzit vijnë pas; kur e mban fjalën, besimi bëhet shtyllë e pathyeshme; kur e mban fjalën, rruga e fitores hapet vetë.
“Ejani masivisht më 28 dhjetor” – ishte kërkesa ime për ta. Dhe unë e di që do të vijnë. Sepse Mërgata gjithmonë vjen kur bëhet fjalë për Kosovën.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Mërgata e vendosi LDK-në forcën e parë politike. Dhe këtë herë, Mërgata do të vijë sërish; me zemër, me përgjegjësi, me vullnet për ndryshim. Sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë i mungon vendit, çfarë meriton Kosova dhe pse duhet të bëhemi bashkë”, shkruan veç tjerash në postimin e tij, Lumir Abdixhiku.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në