Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar sot 10 zotimet kryesore të LDK-së për Kosovën, duke i cilësuar ato si zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi direkte ndaj secilit qytetar.
Përmes një postimi në facebook, Abdixhiku ka theksuar se LDK ka program, ekip dhe vullnet për të sjellë ndryshim, duke ftuar qytetarët të zgjedhin shpresën për familjet, për të rinjtë dhe për të ardhmen e vendit.
“LDK ka program. Ka ekip. Ka vullnet. Le të zgjedhim shpresën”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ndër zotimet kryesore të prezantuara përfshihen paga 1000 euro për mësuesit, paga 900 euro për policët, ushtarët dhe zjarrfikësit, 2400 euro për çdo të porsalindur, rritje e koeficientit të pagave për punëtorët publikë, gjashtë muaj pagesë për të papunët, pensione minimale 300 euro, investime në arsim dhe trajnim profesional për të rinjtë, si dhe projekte strategjike kombëtare në infrastrukturë, energji, shëndetësi dhe turizëm.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite